• Wed. Jan 26th, 2022

AL2

…është media jote

Armand Duka uron shqiptarët, në pritje të 2022: “I bëjmë realitet ato objektiva që duken utopike”!

Byadmin

Dec 31, 2021

Armand Duka ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Presidenti i FSHF ka uruar shqiptarët duke treguar se një vit i rëndësishëm i pret në pjesën e futbollit.

“Të dashur miq, Të nderuar anëtarë të komunitetit të futbollit, Të dashur tifozë kudo që ndodheni. Viti 2021 ishte një vit i vështirë, por dhe i bukur e plot emocione në rrugëtimin e tij.

Një vit që e filluam pa tifozë në stadiume, me dyshime se sa do zgjasë ky moment i vështire ku kemi humbur të afërm, miq, kolegë dhe anëtarë të nderuar të komunitetit tonë. Por ne ja dolëm. Të gjithë bashkë gjetëm forca dhe i tejkaluam vështirësitë.

U rikthyem! U rikthyem, sepse si? e kemi treguar se duke qëndruar bashkë, se duke luftuar bashkë për të njëjtat objektiva, ne i arrijmë të gjitha. Përfunduam ?do kompeticion, finalizuam projekte të rëndësishme infrastrukturore, konkretizuam ide për rritjen e mëtejshme të futbollit të fëmijëve dhe femrave që janë themeli i rritjes së qëndrueshme të futbollit shqiptar dhe jemi gati të presim një vit të ri që do jetë kurorëzimi i punës e shumë sakrificave të botës futbollistike shqiptare.

Një vit 2022 ku Shqipëria e bukur do të jetë në qendër të vëmendjes europiane e botërore si mikpritësja e finales së UEFA Europa Conference League. Finale që vjen si shpërblim i punës sonë shumëvje?are në reformimin dhe modernizimin e futbollit shqiptar.
Një 2022 ku ne do të investohemi fuqimisht në të gjitha dimensionet për ofrimin e kushteve më të mira ?do vajze dhe djali që luan futboll. Një vit që do konfirmojë edhe një herë se ne që besojmë te puna i bëjmë realitet edhe ato objektiva që për shumëkënd mund të duken utopike.
Në pritje të 2022 dëshiroj ditë të bukura e plot shëndet për ju dhe familjet tuaja. Mirëutakofshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *