• Mon. Jan 24th, 2022

AL2

…është media jote

Historike/ PAS Janina binjakëzohet me Akedemia Triuph, 3 lojtarë nisin provën tek ekipi grek (FOTO)

Byadmin

Dec 28, 2021

Akademia Triuph e cila drejtohet nga Endri Renxa dhe Andi Lila ditën e sotme arriti një bashkëpunim historik të binjakëzimit të akademive me ekipin legjendar grek PAS Janina ku dhe vetë ish-futbollisti i Kombëtares është aktivizuar për vite me rradhë madje duke qenë edhe kapiteni i skuadrës.

Sot tre futbollistë të Akademisë Triumph nisën një testim tek skuadra e U-19 e Pas Giannina që luan në Superligën Greke.

Shpresojmë dhe besojmë që këtë aventurë që djemtë tanë po përjetojnë ta kthehejmë në një traditë për Akademinë Triumph, ku çdo futbollist i akademisë tonë do të meritojë të provohet tek Pas Giannina dhe tek çdo ekip europian sipas meritës, me një mundësi reale si shokët e tyre.

Duke i uruar suksese djemve tanë, besojmë se do të japin më të mirën e tyre dhe të nisin një rrugë të mbarë për gjithë talentat e ardhshëm që po stërviten te akademia jonë.

Mos të harrojmë se skuadra e Pas Giannina ndër vite ka pasur pjesë të vetën futbollistë shqiptarë që kanë shkruar historinë me klubin që nga tifozët thërritet si “Ajaksi i Epirit”:

Andi Lila
Foto Strakosha
Arjan Xhumba
Arjan Bellai
Emiliano Vila
Simon Rumbullaku
Ermal Tahiri etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *