• Wed. Jan 26th, 2022

AL2

…është media jote

Andi Lila dhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë gëzon me dhurata fëmijët e ‘Zyber Hallullit’

Byadmin

Dec 24, 2021

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor, Sindikata e Futbollistëve Profesionistë e mbështetur nga Akademia Triumph ka dhuruar gëzim për fëmijët e shtëpisë së fëmijëve “Zyber Hallulli”.

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ka vizituar sot shtëpinë e fëmijëve, ku u ka dhuruar çanta dhe topa për bazën didaktike të shkollës.

Lila pohoi se ishte emocionuar nga vizita në fjalë, ndërsa shtoi se biseda me stafin e këtij institucioni si dhe me fëmijë më bëri ta shikoj jetën nga një dimension tjetër.

“Në jetën time kam patur shumë momente emocionuese. Sigurisht duke qenë futbollist këto momente kanë lidhje më së shumti me futbollin. Por emocionet që kam ndjerë sot me fëmijët e “Shtëpisë së fëmijëve Zyber Hallulli”, sigurisht që kanë qenë më të fortat për mua si njeri, si prind, si Andi Lila. Data 20 Dhjetor është dita Ndërkombëtare e Solidaritetit Njerëzor.

Në respekt të kësaj dite Sindikata e Futbollistëve Profesionistë e mbështetur nga Akademia Triumph dhe disa donatorë, të cilët dua ti falënderoj shumë, ndërmori një iniciativë të veçantë.
Më rastin e festave të fundvitit, sot bëra një vizitë në “Shtëpinë e fëmijëve Zyber Hallulli” ku dhuruam 38 çanta sportive të kompletuara me bazën materiale si dhe 13 topa për bazën didaktike të shkollës. Sigurisht që kjo është një ndihmë modeste por gëzimi dhe kënaqësia që shikoja në sytë e këtyre fëmijëve ishte diçka e veçantë.

Si futbollist kam dhuruar edhe më parë materiale sportive por sot këto fëmijë këtyre dhuratave ju gëzuan në një mënyrë tjetër, të panjohur më parë për mua. Biseda me stafin e këtij institucioni si dhe me fëmijë më bëri ta shikoj jetën nga një dimension tjetër. Kuptova se për këto fëmijë, çantave sportive nuk ju gëzoheshin thjesht si dhurata por i vlerësonin edhe si gjest që tregonte se kishte njerëz të mirë që mendonin edhe për ata dhe për këtë arsye ata nuk do të ishin të vetëm në këtë jetë.
Sinqerisht që unë nuk e kisha menduar në këtë mënyrë.

Por një gjest kaq modest të vlerësohet në këtë mënyrë jo vetëm më emocionoi por edhe më bëri të mendoj se: Sa pak duhet për ta bërë edhe jetën tonë të përbashkët më të mirë. Për këtë dua t’i them: Faleminderit stafit dhe fëmijëve të “Shtëpisë së fëmijëve Zbyr Hallulli”.”, tha Andi Lila.

foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *