• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Rikthehet Strakosha, grupit i bashkohet edhe Kumbulla me Balajn…

Byadmin

Nov 10, 2021

Sfida e ditës së premte mes Anglisë dhe Shqipërisë do të jetë një takim interesant me një “Wembley” të mbushur plot. Një interesim shumë i madh edhe për faktin se është ndeshja e fundit e Anglisë në shtëpi për këto kualifikuese.

Me një kapacitet prej 87 mijë vendesh, mitiku do të përcjellë emocione për lojtarët dhe tifozët e Kombëtares. Një mungesë në këtë fushë do të jetë edhe ajo e Armando Brojës.

Në një njoftim të së hënës nga FSHF-ja u tha se sulmuesi nuk ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe do t’i bashkohet skuadrës ditën e martë. Por në seancën e djeshme stërvitore Broja nuk ishte prezent dhe me shumë mundësi do të humbasë ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtë la të kuptohej edhe mbrojtësi Veseli dje në konferencën për shtyp, i cili përmendi se mungesa e Brojës do të na penalizojë, pasi me të kishim edhe një alternativë më shumë. Pas mungesave të Gjimshitit, Balliut, Rei Manajt, listës i shtohet edhe Armando Broja.

20-vjeçari është dëmtuar në kavilje me skuadrën e tij Sauthempton, por më pas u rikuperua ku u aktivizua në 10 minutat e fundit të lojës ndaj Aston Vilës. Lojtari aktualisht është në mbikëqyrjen e stafit të Sauthemptonit pasi ka pasur sërish shqetësime.

STËRVITJA – Ndërkaaq, pjesa tjetër e skuadrës ka vijuar stërvitjen normalisht. Portieri Strakosha, pas testeve të kryera për shqetësimin në gju, nuk ka pasur asgjë serioze dhe dje është kthyer nën urdhrat e Ilir Bozhiqit.

Nga ana tjetër, seanca e djeshme ishte e para për Marash Kumbullën dhe Bekim Balajn, të cilët mbërritën me vonesë në grumbullim. Stërvitja ka vijuar normalisht për rreth 60 minuta, ku është punuar me ngarkesë të plotë.

Sa i përket formacionit, në portë Berisha, ndërsa pesë lojtarët që do të formojnë prapavijën e kuqezinjve, me shumë mundësi do të jenë po ata lojtarë që luajtën ndaj Polonisë. Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi mund të jenë të besuarit e Rejës edhe një herë.

Në mesfushë pritet Gjasula, Bare dhe dilema ka mes Çekiçit dhe Bajramit, ndërkohë në sulm Uzuni dhe Cikalleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *