• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Presidenti i Vllaznisë i “shkul veshin” Latifit dhe Brdariç: Mos bëjmë deklarata sikur…

Byadmin

Nov 9, 2021

Situata e Vllaznisë ka filluar të bëhet shqetësuese për tifozët kuqeblu, të cilët në rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika pas barazimit të sotëm ndaj Egnatias. Sikur të mos mjaftonte kjo, nervozizmi i Latifit, apo deklarata e Brdariç pas ndeshjes kanë ndezur edhe më shumë ambientin.

Për këtë arsye, presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi, me një prononcim në RTSH është munduar që të qetësojë situatën. Por njëëohësisht u ka “shkulur veshin” sulmuesit dhe trajnerit për ngjarjet e sotme.

“Ky kampionat është i fortë dhe asnjë skuadër nuk duhet nënvlerësuar se secila po tregon që di të bëjë futboll shumë të bukur, pa anashkaluar skuadra që janë në fund të tabelës. Gjatë kësaj jave nuk jemi të kënaqur me rezultatet, na mungojnë pikë që do t’i donim, mendoj se mund të jenë edhe diskutime të brendshme si brenda familjes. Por është vetëm fillimi i kampionatit dhe të mos nxjerrim ide sikur ka probleme te Vllaznia. Duhet theksuar që nuk ka mbaruar faza e parë, diferenca është e vogël me ekipet, pikët janë afër, Tirana ndoshta ka krijuar shkëputje por kampionati është i gjatë. Vllaznia është në fazën e kolaudimit, nuk jemi ende në performancën e harmonizimin me njëri-tjetrin, kemi bërë disa analiza të brendshme në raport me disa problematika. Mendoj se Vllaznia do ketë kohën e duhur dhe do kthehet te rezultatet dhe objektivat që kemi paracaktuar për titullin kampion.

Pengje? Secila ndeshje ka veçoritë e saj. Ndoshta te ndeshja me Kukësin ishin 20 minutat e parë ku nuk munguan rastet e munguan golat, mund të bënim kthesë. Ndeshja me Tiranën është peng për ne se dihet rivaliteti që kemi në atë klasike. Mendoj që nuk jemi te pritshmëritë që kemi dhe rezultatet na kanë munguar, nuk jemi të kënaqur. Por kjo nuk do të thotë që lojtarët nuk janë përpjekur, mendoj se ekipi është në fazë kolaudimi, jemi në kohën e duhur që Vllaznia të kthehet te rezultatet e lojë se jam optimist që do të ketë rritje.

Deklaratat e Brdariç? Do aty shoh në dy prizme. Së pari infrastruktura në Shqipëri lë për të dëshiruar, në stadium jemi në avantazh, por është pjesa tjetër që fushat e stërvitjes në Shkodër janë me vite, si janë në klube të tjera besoj. Gjatë vitit të kaluar dhe këtë vit, Federata me Bashkinë kanë marrë inicativën për të investuar në fushën “Reshit Rusi” dhe shumë shpejt do të jetë gati. Për infrastrukturën jam dakord me Brdariç, kemi mundësi të përmirësojmë infrastrukturën, por njëkohësisht të përgatisim një kompleks modern që shumë shpejt do jetë ëndërr për t’u bërë realitet. Është projekt që kemi diskutuar me bashkinë dhe Federatën për të ardhmen.

Në prizmin e dytë në deklaratën e trajnerit, sigurisht që kushtet i janë bërë të ditura një vit e gjysmë më parë dhe ai është pjesë e jona dhe ndoshta nuk duhet të bëjmë deklarata sikur po anëtarësohemi në Komunitetin Europian me kritere. Deklaratat janë konkrete, ai është pjesë e këtij realiteti. Derisa ka pranuar të jetë te Vllaznia dhe pjesën e infrastrukturës e di, e di që këto jemi. Nëse ia vëmë fajin infrastrukturës, kjo është bisedë e përgjithshme.

Latifi? Ai është një lojtar që është një pjesë e rëndësishme e Vllaznisë. Ai është një nga më të mirët e kampionatit shqiptar nga ndeshja në ndeshje performanca e tij është në rritje. Ka ego të brendshme për të fituar ndeshjen siç ka gjithë ekipi. Në këtë kontekst ka reagim të nxituar, mendoj se e ka kuptuar se mbi vendimin e trajnerit nuk mund të dalë asnjë. Unë do ia lë egos, do këshilloja që egon ta kthejë në ambicie se egoja  e tepruar mund të kthehet në një bumerang negativ e shfaqet si në këto raste. Gjobë për të? Nuk është qëllimi në vetvete, jemi munduar të ulemi me të gjithë lojtarët dhe me Latifin kemi bërë para një jave takim me trajnerin për të sqaruar pozicionet e secilit, për të kritikuar ku ishte për të kritikuar. Nuk është qëllimi të gjobisim apo me masa ekstreme, duhet të marrim më të mirën nga kushdo, përfshirë Latifin.

Trajner i në rrezik? Në kontekstin e trajnerit nuk është asnjë diskutim i tillë për ta lëvizur. Ekipi ka potencial për t’u rritur. Sigurisht ka analiza të brendshme, kemi probleme se nuk jemi perfekt, por janë pjesë e diskutimeve të brendshme. Kam besim të plotë te ekipi dhe do u kërkoja tifozëve durim se çdo ekip ka momentet e tij të mira e jo”, tha ndër të tjera Xhaferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *