• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

Latifi humbet toruan, shikoni reagimin shpërthyes pas zëvendësimit nga trajneri Brdariç (VIDEO)

Byadmin

Nov 8, 2021

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në sfidën e luajtur mesditën e sotme, duke sjellë një krizë rezultatesh te skuadra shkodrane.

Vëmendjen e mori një episod i ndodhur në minutën e 76-të të takimit, kur Liridon Latifi doli nga fusha për t’i bërë vend Ardit Hoxhajt.

Ky ishte një vendim që nuk u prit mirë nga 27 vjeçari që në pjesën e parë shënoi golin e barazimit.

Reagimi i Latifit ishte i paprecedentë duke goditur me shkelm tërmusin në pankinën e skuadrës së tij. Në inerci e sipër, Latifi për pak sa nuk pësoi një dëmtim që mund t’i kushtonte shtrenjtë.

Menjëherë, sulmuesi iu drejtua dhomave të zhveshjes teksa në fytyrën e tij shikohej një tymnajë e vërtetë.

Pas ndeshjes, trajneri Tomas Brdariç u shpreh se “bota nuk rrotullohet rreth Latifit” duke dëshmuar që situata në kampin shkodran nuk është e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *