• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ish-presidenti i Partizanit dedikim rrëqethës te birit që ka humbur: 17 vjet më parë…(FOTO)

Byadmin

Oct 31, 2021

Ish-presidenti i Partizanit, Albert Xhani po bëhet gjithmonë e më aktiv në publik. Tashmë, me një profil në “Facebook”, ai reagon në lidhje me të kaluarën dhe të tashmen e klubit ku shkriu një pjesë të mirë të pasurisë së tij.

Së fundmi Ish-presidenti i skuadrës së Partizani, Albert Xhani ka bërë një dedikim prekës për djalin e tij të ndjerë, Skënderin, që sot do të ishte 24-vjeç.

Një statujë në vilën e familjes ra mbi vogëlushin 7-vjeçar dhe i mori jetën, duke sjellë dhímbje të madhe të familjarët dhe ish-drejtuesi i “demave:” që shkriu gjithë pasurinë e tij për të realizuar ëndrrën e të birit, siç do të thoshte disa vite më vonë, që ta shihte Partizanin në nivelet më të larta.

 Njeriu, që deri përpara disa viteve ishte aksionari me 100% i një prej klubeve më të mëdhenj dhe me më shumë tifozë në vendin tonë, i mposhtur nga problemet financiare, vendosi t’i shiste te gjitha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *