• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Goli pas 4 minutash pritjeje, ja moviola e sfidës Dinamo-Kukësi (VIDEO)

Byadmin

Oct 31, 2021

Goli i Kukësit në minutën e 28-të mori katër minuta për t’u konfirmuar nga sistemi VAR.

Në fakt, pamjet filmike nuk ishin të qarta, edhe pse nga pozicioni ku jepej momenti i pasimit të Taipit drejt Bashës, dukej që Imami mbante në lojë kroatin që shënoi.

May be an image of playing a sport, standing and stadium

Vendimi i anësorit të dytë, Nuri Rrapaj, për ta cilësuar aksionin si të rregullt, mori edhe konfirmimin nga Denis Rexha në dhomën e VAR-it, pasi u pa si rast për katër minuta.

Ndërkohë, gjatë ndeshjes që u gjykua nga Enea Jorgji si kryesor, pati edhe një moment në minutën e 7-të, kur Lulaj goditi Ibraimin në mesfushë, por iu fal kartoni i verdhë.

Jorgji lejoi avantazhin në këtë rast, por më pas nuk e ndëshkoi lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *