• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Egnatia abonon Partizanin me barazimet, Kastrioti ‘kockë e fortë’ për teutën (VIDEO)

Byadmin

Oct 31, 2021

Partizani vazhdon ende të vuajë. Të kuqtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 me Egnatian në ‘’Air Albania’’ duke thelluar dhe më tej krizën që i ka kapluar.

Egnatia kaloi e para në avantazh vetëm 6 minuta nga starti i takimit. Braziliani gjuajti lehtë drejt portës, por gabimi fatal i Hoxhës dërgoi rrogozhinasit në avantazh.

Partizani u hodh me të gjitha forcat, dhe në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Cara i hyrë në fushë në minutën e 22-të në vend të Geje, vendosi baraspeshën pas një pasimi të Albion Markut.

Në pjesën e dytë, të kuqtë tentuan me të gjitha mënyrat për të gjetur golin e fitores, por pa rezultat. Ishte Egnatia që shkoi fare pranë golit duke goditur traversën me Allmuçën.

Skuadra e Dajës ka harruar të fitojë, teksa ky ishte barazimi i pestë radhazi për të kuqtë.

Teuta dhe Kastrioti kanë ndarë pikët në duelin mes tyre në “Loro Boriçi” në një sfidë e cila u ndikua nga dëmtimet, por edhe nga zgjedhjet e duhura të trajnerëve pasi lojtarët e stolit bënë diferencën.

Dueli kishte më pak emocione në pjesën e parë, me skuadrat që kërkuan shumë pak e rrezikuan shumë pak. Në pjesën e dytë ishte Teuta që gjeti shpejt golin me anë të Grudës të aktivizuar në fillimin e këtij fraksioni loje ndërsa më pas ritmi ishte shumë i ulët.

Por aktivizimi i Grecës i dha një ritëm tjetër krutanëve dhe në fund ata arritën të shënonin me Mudrazija, i sapofutur në fushë pas dëmtimit të Grgiç.

Krutanët kishin edhe dy mundësi të tjera shënimi, por nuk ia dolën të çonin topin në rrjetë dhe si përfundon. Morën një tjetër pikë që i jep moral pasi erdhi ndaj kampionëve në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *