• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila: Për një shoqëri më të ndershme dhe më patriote, më e ditur dhe më e bashkuar, sporti është fjala kyçe!

Byadmin

Oct 31, 2021

1. Ëmbëlsia e futbollit është sikur mjalti i jetës time dhe ndoshta për çdo futbollist apo sportdashës është aq bukur saqë po të flasim për orë të tëra për futboll nuk ndiejmë mërzi.

2. Po bëhen gati 2 vite që jam ndarë nga futbolli i i luajtur, sinqerisht fusha më mungon shumë, ishte pandemia që ma bëri pak më të lehtë ndarjen sepse për një kohë të gjatë nuk u luajt futboll në të gjithë botën dhe ndarja nga topi magjik u bë pak më e butë.

3. Gjatë periudhës 2 vjeçare pa futbollin e luajtur por asnjë minutë i shkëputur nga bota e sportit, ndihmë të madhe për këtë mos-shkëputje ma dha edhe Sindikata e Futbollistëve ,që më mësoi gjithçka për politikat e sportit, problematikat dhe proçdurën e zgjidhjeve të tyre.May be an image of 1 person

4. Më mësoi që reforma ekonomike në sport është ‘thembra e Akilit’ që të dalim nga vorbulla dhe kríza e një sistemi kòmunist që ka kapluar sportin në Shqipëri (jemi i vetmi vend në Europë që sportistët paguhen nga bashkitë me para publike, çmenduri).

5. Sindikata më mësoi si duhet të veprojmë kur ndonjë zullumqar politikan dëshiron që të shkatérrojë terrenet sportive dhe të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Ne duhet të jemi aty të gjithë bashkë sepse është e mirë e përbashkët dhe për të mos i lejuar të vazhdojnë me qetësi shkatérrimin e fushave. Nëse do të ishim vend normal duhet ti restauronin dhe njerëzit të kishin mundësi të merreshin me aktivitet sportiv. (Vetëm 4% e shqiptarëve merren me sport, një dramë).

6. Më mësoi që presidentët e klubeve janë heronj, sepse kanë shkrirë pasuritë e tyre në shërbim të futbollit(pavarësisht që unë i kam kritikuar vazhdimisht për rrogat e prapambetura, sigurimet e papaguara të lojtarëve ndër vite etj).

7. Më mësoi që kur futbollistët mblidhen bëjnë gjëra të medha, sikur në rastin e rindërtimit të shtëpisë së kolegut tonë pas démtimit nga térmeti fatkeq, gjë që normalisht pa ndihmën e FSHF do ishte e pamundur, pra, bashkimi na mësoi diçka thelbësore, prandaj duhet të bashkohet e gjithë bota e sportit që ta fusim në shina, jo se do të bëjmë shpikje por minimalisht të bëhemi si Kosova ku sporti shihet me prioritet nga politika.May be an image of 1 person

8. Sindikata më mësoi se, pët të bërë gjëra të mira në sport duhet bashkëpunim i sinqertë mes politikës ( e cila bën shpesh premtime që nuk i mbanë), FSHF, Sindikatës, Medias, Tifozëve etj. (Nësë të gjithë bashkë i adresojmë si duhet problemet e sportit sigurisht që rezultat e sportit në tërësi do të jenë pozitive)

9. Sindikata më mësoi se si ndihmohen futbollistët në raste të jashtëzakonshme si pandemia Covid 19,ku 10 ish-futbollistë kontribuan me një fond për 750 pakove të shpërndara në të gjithë vendin për futbollistë dhe ish-futbollistë në nevojë, (ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, ndjenja të përziera: keqardhje, trishtim dhe krenari njëkohësisht për gjestin fisnik që po bënim).

10. Sporti për një vend si Shqipëria duhet të luajë një rol themelor për shtresën më në rrezik të shoqërisë tonë që është rinia. Të rinjtë tanë janë në hall të madh sepse janë të pasigurtë për të ardhmen e tyre.

1. Dròga dhe alkòoli është bërë modë në vendin tonë por sporti është parandaluesi automatik i këtyre veseve që shkatérrojnë një të ri.  May be an image of 1 person

2. Obezíteti, skolíoza, problematika me shikimin (përdorimi gjithë kohës i telefonave, tabletave) është një problem për fëmijët dhe të rinjtë tanë, sporti është parandaluesi i këtij fenomeni.

3.Sporti të mëson disiplinën, respektin për veten dhe për shokun, për jetën në grup.

4.Sporti të mëson edhe të përballesh me prindër grindavecë dhe problematikë, që duhet ti ndërgjegjësojmë sepse ne jemi shembulli për fëmijët.

5.Sporti të mëson të jesh burrë që të pranosh humbjen dhe ti japësh dorën kundërshtarit.

11. Për një shoqëri më të ndershme dhe më patriote, më e ditur dhe më e bashkuar, sporti është fjala kyçe!
Andi Lila nga Gjirokastra: Investimi në sport rrit breza të shëndetshëm! –  AL2

Andi Lila

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *