• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Stadiumi “Air Albania”, një biznes që klubeve u kushton shumë…

Byadmin

Oct 29, 2021

Tiranës, por dhe çdo skuadre tjetër që luan në “Air Albania” i kushton shumë stadiumi i ri. Bardheblutë, të kuqtë dhe çdo ekip tjetër që dëshiron të marrë me qira stadiumin “Air Albania” duhet të shkundë xhepat.

Kështu, qiraja e stadiumit është 8 milionë lekë. Nëse stadiumi kalon 40 milionë lekë të vjetër arkëtime nga biletat nuk paguhet 8 milionëshi, por stadiumi merr 25% të arkëtimeve.

Tetë për qind të arkëtimeve merr shitja e biletave, ndërsa 3% janë stjuardët që ruajnë sigurinë në impiant. Shkurt, në një derbi, Tirana dhe Partizani paguajnë një të tretën e arkëtimeve.

Në fakt, një barrë e rëndë për një skuadër në Shqipëri që të vetmen të ardhur të madhe ka ndeshjen derbi. Sigurisht dy skuadrat më të humbura janë Tirana dhe Partizani dhe në ndonjë rast Kukësi.

Në asnjë biznes nuk paguhet 33 për qind e të ardhurave për marrjen e një stadiumi me qira. Tirana ka arkëtuar rreth 158 milionë lekë nga derbi i fundit.

Tirana nga ana e saj ka shitur rreth 13 mijë bileta, ndërsa shuma e arkëtuar shkon rreth 160 milionë lekë.

Air Albania Stadium (Arena Kombëtare) – StadiumDB.com

Në fakt, shumë pak për një stadium modern që më përpara është mbushur plotësisht nga tifozët e Tiranës dhe Partizanit.

Dy derbet e më parshme në këtë impiant kanë sjellë arkëtime, mbi 250 milionë lekë që i mori Tirana dhe 200 milionë lekë që i mori Partizani.

Veç “Air Albania”-s, FSHF-ja kontrollon edhe “Elbasan Arena”-n, ndërsa stadiumi i Shkodrës është i vetmi që administrohet nga Bashkia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *