• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Vllaznisë (FOTO)

Byadmin

Oct 29, 2021

Futbolli shqiptar në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare një nga emrat e shquar të ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1960, Nikoll Gjergji.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Vllaznisë me anë të një postimi në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke shprehur ngushëllimet për familjen Gjergji dhe duke treguar se kjo është një humbje e madhe për klubin shkodran:

May be an image of 2 people

POSTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

“NGUSHËLLIM

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet ’60, Nikoll Gjergji.

Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

Nikoll Gjergji emërohet drejtor i Akademisë “Juban Danja” | SHKODRA SPORT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *