• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ja arbitrat e parë të shpallur “non grata” për këtë sezon në Superligë (VIDEO)

Byadmin

Oct 28, 2021

Kategoria Superiore është kthyer në “orgjinë” sa u përket kontestimeve ndaj gjykimeve, ndonëse në këtë sezon është aplikuar sistemi VAR, që i ka shpëtuar në disa raste “xhaketat e zeza”.

Në përfundim të javës së fundit, Eldorian Hamiti dhe Andi Koçi janë shpallur “non grata” nga dy ekipe që humbjet respektive ua kanë faturuar atyre.

Hamiti në fushë dhe Meta në VAR janë kontestuar publikisht nga drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

UEFA/ Eldorian Hamiti do gjykojë ndeshjen Qipros – Hollandë U21. – ALB365/  LAJME/ NEWS

Ndërsa trajneri Ilir Daja ka pohuar se do t’i kërkojë klubit që gjyqtari lezhjan të mos e gjykojë më në vijim Partizanin.

Në një linjë ka qenë edhe trajneri Migen Memelli, i cili humbjen e Skënderbeut i ka faturuar gjyqtarit Andi Koçi, që e ka shpallur të padëshiruar, si dhe mungesës së sistemit VAR. Edhe rrogozhinasit e kanë kontestuar gjykimin, ku trajneri Magani ka thënë se arbitri Bastari nuk ka drejtuar asnjë ndeshje në Superiore.

Gradohet” Andi Koçi, gjyqtari i tretë shqiptar me stemën e FIFA-s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *