• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

‘Elbasan Arena’ mbyllet, ja ku pritet të luhet Kukësi-Vllaznia (FOTO)

Byadmin

Oct 21, 2021

Të gjithë shpresonin që Kukësi të bënte përurimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” në përballjen me Vllazninë këtë javë. Kjo, për faktin se drejtuesit ishin optimistë për mbarimin në kohë të punimeve më 15 tetor, por që nuk ndodhi.

Ndeshja më e afërt në shtëpi pas kësaj date ishte ajo me shkodranët, e programuar më 24 tetor, por pavarësisht dëshirës, sërish punimet nuk arritën të përfundonin në kohë. Aktualisht, mësohet se ka mbetur vetëm tapeti për të qenë gati, sepse të gjitha detajet e tjera duken në rregull.

Nisur nga kjo situatë, gjasat janë që verilindorët të rikthehen në “Zeqir Ymeri” në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Bëhet fjalë për përballjen me Tiranën, që luhet pas një muaji. Të paktën, do të bëhen përpjekjet maksimale që të jetë gati, por gjithsesi mbetet për t’u parë, nëse më në fund pas tri vitesh mungesë, skuadra do të luajë pranë tifozërisë së saj.

Kukësi-Vllaznia, në Elbasan Arena kuqeblutë luajnë një pjesë të mirë të  sezonit! – SuperSport

“ELBASAN ARENA”

Fillimisht në Kukës kishin programuar që ndeshja e kësaj jave me Vllazninë të luhej në Elbasan, aty ku verilindorët prej vitesh zhvillojnë ndeshjet si pritës. Mirëpo, burime të “Panorama Sport” pohojnë se “Elbasan Arena” do të bëjë disa ditë “stop”, pasi tapeti ka nevojë për një fazë rikuperimi, për shkak të ndeshjeve të shumta që janë zhvilluar përgjatë dy muajve.

Pritet të ketë një mbjellje të barit dhe rrjedhimisht gjatë kësaj jave do të duhet të jetë pushim, duke detyruar verilindorët që të shohin për një tjetër impiant.

Gazeta edhe më herët e pati ngritur si shqetësim faktin që ky stadium nuk bënte asnjëherë pushim, duke rrezikuar edhe degradimin e tij. Megjithatë, me përfundimin e “Air Albania”-s, të stadiumit Laçit, atij të Durrësit dhe së fundmi Kukësit, në Elbasan nuk do të ketë më atë fluks ndeshjesh që u luajtën përgjatë këtyre dy muajve.

VLLAZNI E MADHE/ Shkodranët gjunjëzojnë Kukësin dhe u lënë targën rivalëve  (VIDEO)

RROGOZHINA

Të gjendur para një situate të tillë, ku Elbasani nuk mund të jetë i gatshëm, drejtuesit verilindorë kanë menduar për një tjetër alternativë. Dhe, zgjidhja është gjetur në Rrogozhinë, teksa aty do të luajnë si pritës me Vllazninë të dielën në orën 13:45. Mësohet se është zgjedhur fusha e Egnatias për shkak të cilësisë mjaft të mira që ka tapeti, por edhe për faktin se aty Kukësi ka luajtur në javën e parë aty, duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj rrogozhinasve.

Megjithatë, në Kukës shpresojnë që ky të jetë shtegtimi i fundit jashtë shtëpisë së vetë, duke parë edhe kalendarin. Pas kësaj sfide, kanë dy përballje jashtë fushe me Dinamon dhe Skënderbeun, për të pritur më pas bardheblutë e kryeqytetit, me shpresën që do t’i sfidojnë në Kukës, për të nisur një epokë tjetër në shtëpi pas tri vitesh mërgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *