• Sun. Nov 21st, 2021

AL2

…është media jote

ZYRTARE: Laçi rikthen në stol trajnerin e sezonit të kaluar (FOTO)

Byadmin

Oct 20, 2021

Sero Noka është trajneri i ri i Laçit. Lajmi i paralajmëruar nga “Panorama Sport” në numrin e së hënës është konfirmuar zyrtarisht në seancën e djeshme.

Ish-ndihmësi i Shpëtim Duros në pankinën kurbinase gjatë sezonit të kaluar, por gjithashtu edhe te Kukësi dy vite më parë, ka drejtuar të martën skuadrën bardhezi në seancën e radhës në prag të takimit që do të luhet të shtunën në transfertë ndaj Kastriotit.

Noka e njeh mirë ambientin dhe ka besimin e presidentit Pashk Laska për të drejtuar ekipin si trajner i parë.

Largimi i Vukiçeviç, LAÇI i beson stolin ish-trajnerit të sezonit të kaluar

Në të kaluarën lezhjani ka pasur eksperienca jashtë Shqipërisë duke punuar edhe në klubin e njohur francez, Le Havre.

Noka do të ketë si bashkëpunëtor Klevis Himën, i cili është prej vitesh në stafin bardhezi, në rolin e zv.trajnerit. Edhe si përgatitës i portierëve do të vazhdojë të punojë Kujtim Shtama.

Pas largimit të trajnerit malazez, Dejan Vukiçeviç, për shkak të rezultateve jo të mira në fillim të këtij kampionati, tashmë drejtuesit e klubit presin që skuadra të bëjë menjëherë kthesën në takimin e radhës ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës.

Në dyshim për këtë ndeshje është golashënuesi më i mirë, Zarubica, i cili u dëmtua ndaj Egnatias duke lënë fushën pa u mbyllur pjesa e parë.

May be an image of 1 person

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *