• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Partizani dhe Teuta snobojnë Ligën, FSHF i gjobit dhe pastaj… i kopjon!

Byadmin

Oct 20, 2021

Kampionati i 83-të i Kategorisë Superiore ka nisur me disa probleme, të cilat kanë lidhje me Ligën Profesioniste ku aderojnë dhjetë klubet elitare.

Në fillim të sezonit u shit emri i Ligës dhe përfituesi është kompania “Abissnet”, e cila ka të drejtën e vendosjes së emrit në fanellat e të gjitha klubeve të Superiores, në panelin e reklamave, si dhe në topin zyrtar të ndeshjes.

Por jo të gjithë janë dakord me këtë përzgjedhje, ku bie në sy qëndrimi stoik i Partizanit dhe Teutës që janë kundër.

Të kuqtë dhe durrsakët janë klubet e vetme të Superiores që nuk e kanë në fanellë logon e re me emrin e sponsorit të Superiores.

Madje në fillim të sezonit, FSHF-ja i paralajmëroi të dy klubet për anomalinë dhe më pas i gjobiti, por Partizani dhe Teuta vijojnë të mos i binden vendimit të Ligës për emrin e sponsorit.

Madje, përveç stemës që duhet të mbajmë në krahun e uniformës, klubet e mësipërme vazhdojnë të vendosin në panelin e reklamave mbishkrimin “Kategoria Superiore” në vend të “Abissnet Superiore”.

Por, veç dy klubeve rebele edhe vetë FSHF-ja e snobon “defakto” emrin e sponsorit të Ligës.

Federata ka shpërndarë për klubet topa zyrtar për ndeshje me logon e vjetër “Kategoria Superiore”.

Duket se kjo anomali do të vazhdojë, për sa kohë nuk ka sinjale ndryshimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *