• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ishte një nga mungesat e mëdha të Kombëtares ndaj Polonisë, Gjasula mesazh tifozëve: Faleminderit për mbështetjen, shihemi në…

Byadmin

Oct 20, 2021

Klaus Gjasula ishte një ndër mungesat e mëdha për Kombëtaren shqiptare për ndeshjen ndaj Polonisë, ku kuqezinjtë humbën 0-1 në stadiumin “AIR Albania”, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Gjasula gjatë ditës së takimit ndaj Polonisë, u diagnostikua pozitiv me COVID-19 dhe për këtë nëpërmjet faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në rrjetin social “Instagram”, mesfushori kuqezi ka një mesazh për tifozët duke i falënderuar për mbështetjen dhe komentet pozitive:

“Përshëndetje! Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe për komentet pozitive në këtë fazë të vështirë që kam kaluar. Shpresoj që të shihemi sa më shpejt në nëntor, edhe gëzohem shumë.”, përfundoi mesazhin e tij Klaus Gjasula.

“Përshëndetje. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe komentet pozitive në këto ditë të vështira që kam kaluar dhe shihemi në nëntor”, thotë mesfushori në mesazhin e tij për fansat kuqezi.

Shqipëria do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore në nëntor, konkretisht më datën 12 ndaj Anglisë në “Wembley” dhe tri ditë më vonë ndaj Andorrës në “Air Albania”.

Gjasat për një kualifikim të mundshëm në fazën play off janë thuajse minimale, pasi ekziston vetëm një kombinim matematik që na nxjerr të dytët, por edhe gati-gati e pamundur të ndodhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *