• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Uzuni luan titullar, por në “Celtic Park” feston një tjetër shqiptar! (FOTO)

Byadmin

Oct 19, 2021

Myrto Uzuni luan titullar, por në “Celtic Park” feston Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ishte në tribunë për të bërë tifo për skocezët e Celtic, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-0 ndaj Ferencvaros.

Në një stadium që “ziente” nga publiku i jashtëzakonshëm skocez, nuk mungoi as një mesazh thumbues ndaj UEFA-s, që kishte vendosur zhvillimin e sfidës në një orar tërësisht të pazakontë, në orën 16:30.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë ishte e balancuar, me më shumë iniciativë për vendasit, por edhe hungarezët nuk mbetën pas, sepse zbritën shumë shpesh në kundërsulm dhe në një rast me Uzunin kërcënuan rrezikshëm portën e Joe Hart, i cili grushtoi në këndore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57’ nga japonezi Furuhashi, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të portugezit Jota dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa 5 minuta më vonë portieri i Ferencvaros, Dibusz priti një penallti të Turnbull, duke mbajtur në lojë hungarezët.

Me gjithë përpjekjet, Ferencvaros nuk ia doli të kërcënojë kuadratin e Hart, ndërsa në minutën e 81-të ishte Turnbull që shënoi edhe golin e dytë për skocezët, duke bërë që në shkallët e “Celtic Park” të shpërthejë festa, me tifozët që kërcenin me shpinë nga fusha.

Minutat e mbetura ishin një spektakël më vete, pasi të dy skuadrat u hapën dhe Ferencvaros kërcënoi me Uzunin, ndërsa Celtic shpërdoroi dy mundësi të arta me Turnbull e Jota, të cilët humbën rastin e shënimit të golit të tretë.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-0 për Celtic, që ngjitet në kuotën e tre pikëve në grupin G të Europa Leagues, ndërsa Ferencvaros regjistron humbjen e tretë radhazi në po kaq ndeshje dhe mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *