• Fri. Nov 26th, 2021

AL2

…është media jote

Latifi: I lumtur tek Vllaznia por dua të iki…(VIDEO)

Byadmin

Oct 19, 2021

Liridon Latifi ishte protagonist absolut i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Dinamos dhe u zgjodh më i miri i sfidës. Ja intervista e tij në “Gol pas Goli”:

E ndjeni presionin e pritshmërive mbi ju?

Nuk e marr si presion, por si motivim për t’u rritur e për t’u përmirësuar. Po punoj shumë dhe besoj që do të arrij shumë më tepër sesa forma që kam aktualisht.Video) Liridon Latifi në Konferencë Shtypi për pragndeshjen Vllaznia-AEL  Limassol - Veriu Sport

A mendoni se filozofia e Vllaznisë për të sulmuar vazhdimisht, i përshtatet cilësive të tua?

Sigurisht që po, pasi trajneri ka ide sulmuese dhe kështu ne argëtohemi më shumë në fushë. Po të kërkonte lojë mbrojtëse, do ta kishim më të vështirë të krijonim kaq shumë, por edhe për shkak të filozofisë zgjodha Vllazninë.

A do të donit një tjetër transferim në Europë?

Sigurisht që po, si për nivelin e futbollit, ashtu edhe atë të të ardhurave. Unë herën e kaluar nuk bëra shumë mirë, por tani shpresoj të kem një tjetër rast për të treguar cilësitë e mia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *