• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Te Partizani një orë mbledhje pas ndeshjes, ja çfarë i tha Olsi Rama lojtarëve pas barazimit me Kukësin

Byadmin

Oct 18, 2021

Kanë kaluar 5 javë në Kategorinë Superiore dhe Partizani ende nuk e ka marrë fitoren e parë.

Një skuadër që është ndërtuar sërish për titullin kampion, nuk e mendonte një nisje të tillë dhe kjo situatë ka shkaktuar disa pakënaqësi te drejtuesit.

Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, u pa të largohej menjëherë nga tribuna pas vërshëllimës finale duke zbritur poshtë në dhomat e zhveshjes.

Olsi Rama zbulon “çelësin e suksesit” të këtij Partizani - Top Channel

Për lojtarët e Partizanit u dha urdhër që të mos dalë asnjë nga dhomat e zhveshjes, pasi do të ketë mbledhje.

I pranishëm ishte dhe drejtori Olsi Rama, si dhe trajneri Ilir Daja në një takim që ka zgjatur për rreth 1 orë. Por çfarë u tha në dhomat e zhveshjes së të kuqve?

Gazeta mëson se drejtori Rama i ka pyetur lojtarët se çfarë problemesh kanë, si dhe ku qëndron problemi që ekipi është futur në këtë ngërç?

Rama: Kërkojmë lojtarë që i shkojnë përshtat skemës së Partizanit, uroj të  mos ketë problem Tirana – VIP Sport

Madje, pyetjet e tij kanë shkuar deri aty sa ka marrë përsipër dhe zgjidhjen e problemit personalisht. “Ku është problemi, më thoni se e zgjidh unë?!”, mësohet të jetë shprehur mes të tjerash drejtori i të kuqve.

Sfida e radhës për Partizanin është derbi i kryeqytetit kundër Tiranës dhe në prag të një sfide kaq të rëndësishme, situata nuk duket aspak e qetë në kampin e kuq.

Mungesa e fitores normalisht që e ka shtuar presionin psikologjik te lojtarët dhe te stafi teknik, që duket se për momentin janë në një ngërç.

Olsi Rama denies the rumors that Partizan is not paid: No one is more  correct than us - Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *