• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Rikthehet Vllaznia-Dinamo, sa shumë histori dhe lavdi, java e 5-të mbyllet me një supersfidë

Byadmin

Oct 18, 2021

9 vjet në Superiore pa një Dinamo-Vllaznia është vërtetë shumë por një prej klasikeve të futbollit shqiptar do të rikthehet këtë të hënë për të shpalosur dhe një herë historinë e lavdishme por dhe objketivat e të tashmes. Në një Superiore pa diferenca, dhe mes Vllaznisë e Dinamos pas pesë javësh është vështirë për të kuptuar se kush ka kostumin e favoritit.

Në pikë janë të pozicionuara njësoj, ashtu si dhe në lojën e shfaqur kanë patur paraqitje të njëjta. Asnjëra prej tyre ende nuk ka shijuar humbjen por i mungon fitorja, që në javën e parë të Abissnet Superiores.

Brdaric dhe Shkëmbi me mungesa pa fund, ja si rreshtohen Vllaznia dhe Dinamo

RSfida mes tyre mund të jetë dhe një mundësi e vogël për të kuptuar se kush qëndron më lartë, ose për të konfirmuar se janë rivalë të denjë.

Të dyja janë ndërtuar me një synim të qartë, të fitojnë titullin kampion. Të dyja kanë dy investitorë të rinj, që kanë shpalosur se kanë marrë dy emblema të mëdha për të sjellë trofe.

Kjo sfidë e së hënës mes tyre do të jetë dhe një rivalitet dhe në këtë aspekt, por mbi të gjitha do të jetë dhe një rikthim i lavdishëm i së shkuarës, ku do të na kthejë dhe një herë tjetër shijen e futbollit të bukur, që dikur dy skuadra si Dinamo dhe Vllaznia dinin si ta dhuronin, sa herë që ndesheshin më njëra-tjetrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *