• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ish-kapiteni Gilman Lika: Vllaznia ka probleme, momenti për…

Byadmin

Oct 18, 2021

Gilman Lika, ish-kapiteni I Vllaznisë, mendon se ndeshja ndaj Dinamos është e duhura ku ekipi kuqeblu të tregojë vlerat që ka.

Në “Sport News Plus” ai shpjegoi se pse shihte Vllazninë si favorite, edhe pse kishte probleme që duheshin rregulluar sa më parë.

“Vllaznia ka një moment që duhet të fitojë. Duke marrë në tërësi ndeshjet e fundit, duke fituar 1-0 Teuta e barazon, ka pasur luhatje të mëdha.

Me Partizanin luajti mirë në pjesën e parë, në të dytën totalisht ndryshe. Me Skënderbeun ishte me 10 lojtarë më mirë. Ka ardhur momenti që të këtë stabilitet në lojë, nëse do të pretendojë të jetë kampione.

E dimë të gjithë që ndodh në një ndeshje, por tre ndeshje rresht për mua është e pakuptimtë. Të gjithëve na ka qëlluar kur kemi luajtur, jemi kthyer vetë mbrapa për të ruajtur rezultatin, siç ndodhi me Partizanin. Por në tre ndeshje radhazi duket se një problem ekziston.

Por është momenti ideal për t’u kthyer fuqishëm. Imagjinoni nëse Vllaznia fiton ndaj një ekipi që mendoj se është pretendent deri në fund, është momenti më i mirë për t’i treguar rivalëve që është pretendente për titull”, tha Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *