• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Ndeshja që Broja nuk do të harrojë gjithë jetën, shihni statistikat dhe vlerësimin për sulmuesin! (FOTO)

Byadmin

Oct 17, 2021

Amrando Broja la shenjën e tij të parë në Premier league dje, me golin e parë të shënuar në elitë duke veshur fanellën e Sauthempton, padyshim një ndeshje për të mos u harruar kurrë nga sulmuesit shqiptarë.

Një ndeshje për të cilat ai ka marrë duartrokitjet e publikut të Sauthempton të cilit i dha suksesin e parë në kampionat për këtë sezon, por edhe vlerësimet e specialistëve.

Sipas statistikave të përpiluara nga “SOFASCORE” për “PANORAMA SPORT”, sulmuesi shqiptar është vlerësuar me notën 7,7 për këtë paraqitje të shkëlqyer që bëri në ndeshjen e sotme ndaj Lidsit.

Ai çoi në portë 2 nga 5 tentativat ndërsa realizoi edhe 2 nga 4 driblimet e tentuara. Në 37 prekjet e tij kishte edhe një pasim kyç e sidomos golin që vendosi ndeshjen.

Por gjithashtu, fitoi 9 nga 19 duelet me mbrojtësit kundërshtarë, që janë statistika mjaft të mira për një sulmues që duhet të jetë gjithmonë në zonë kundërshtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *