• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Emocionet e Brojës pas golit të parë në Premier League: E kam ëndërruar që kur isha…

Byadmin

Oct 17, 2021

Armando Broja e ëndërronte golin e tij të parë në Premier League që kur ishte fëmijë. Këtë e ka pohuar vetë mbrojtësi pas ndeshjes që Sauthempton fitoi 1-0 ndaj Lids me golin e tij, të parin në ndeshjen e parë si titullar në elitën e futbollit anglez.

“Ishte fantastike që të luaja ndeshjen e parë si titullar në Premier League. E kam ëndërruar këtë moment që kur isha 3-vjeçar”, tha ai për BBC pas sfidës.

“Të shënoj gol në ndeshjen e parë si titullar është një ëndërr që bëhet realitet, nuk mund të kërkoja më shumë. Djemtë bënë një aksion të mirë, ishte një moment mbresëlënës.

Armando Broja fires Saints to first league win of the season | Daily Echo

Ky është momenti i preferuar i karrierës time deri tani. Shpresojmë të ketë më shumë momente dhe gola të tillë në vijim.

Ishte në aksion i mirë nga Redmond, ai tha para ndeshjes që golat do të vijnë, duhej vetëm që të krijonim aksione. Më dha një pasim të artë për mua dhe isha në gjendje ta finalizoja.

Fitorja e parë? Ishte shumë e rëndësishme. Po e kërkonim prej kohësh dhe ishte e shkëlqyer që ta siguronim këtu, në shtëpi para tifozëve tanë. Shpresojmë që të vazhdojmë dhe të vijnë fitore të tjera”, tha Broja pas ndeshjes.

Hasenhuttl: Confident Armando Broja showed 'he is a threat' | Daily Echo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *