• Fri. Nov 26th, 2021

AL2

…është media jote

Vjen shansi i artë për Brojën, sulmuesi i Kombëtares titullar në sfidën e Premier League (FOTO)

Byadmin

Oct 16, 2021

Armando Broja do të luajë titullar në përballjen e Southampton kundër Leeds.

Sulmuesi shqiptar përfiton kështu një mundësi të artë pas performancave me Shqipërinë në këto dy takime të muajit tetor.

Në konferencën për shtyp trajneri Hasnhutl do të shprehej se Armando Broja nuk është gati për ta nisur titullar dhe se gjithmonë e nis nga pankina edhe te Shqipëria.

Image

“Është zëvendësues i mirë”, tha Hasenhutl para takimit.

Por mesa duket kjo ishte një lojë në konferencën për shtyp që tekniku Bielsa të fokusohej në një tjetër sulmues te Southampton, në mënyrë që Broja të ishte surprizues për vendosjen për herë të parë si titullar në “Premier League”.

Kjo do të jetë hera e parë për Armando Brojën që do të luajë si titullar në Premier Ligë duke fituar ndjeshëm terren si në skuadrën e tij ashtu dhe në Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *