• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ndreu: E kisha studiuar Skënderbeun! Memelli: Nuk biem nga Superliga! (VIDEO)

Byadmin

Oct 16, 2021

I gëzohet suksesit trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, i cili thekson se skuadra e tij po rritet ndeshje pas ndeshjeje.

“Isha i bindur që skuadra do të rritej nga ndeshja nga ndeshje. E kisha studiuar me shumë kujdes Skënderbeun, e pashë me Vllazninë. Duke parë që ka dy sulmues të shpejtë, mendova të aktivizoja Karaçin stoper. I morëm masat dhe po ta lexosh ndeshjen, skuadra kundërshtare nuk pati asnjë rast.

Fituam një ndeshje shumë të rëndësishme, sepse nuk është e mjaftueshme vetëm loja e mirë. Deri kur të marrë veten edhe Dida, Karakaçi do të luajë aty. Do të vazhdojmë kështu siç jemi.Kam lojtarë ndoshta me më cilësi. Kemi disa lojtarë që vijnë nga një periudhë e gjatë që nuk kanë luajtur. Duhet të hyjnë në ritmin e lojës”, tha Ndreu.

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, shprehu keqardhjen për humbjen ndaj Kastriotit. Ai kritikoi drejtpërdrejt në “Gol pas Goli” Elvi Berishën, që nuk tregoi formën e tij më të mirë ndaj krutanëve. Në fund të intervistës, Memelli iu drejtua panelit të “Gol pas Goli” duke siguruar se skuadra e tij nuk do të bjerë nga kategoria.

“Topin e kishim në zotërim, bëmë mirë deri tek 1/3 e kundërshtarit, por nuk ishim konkretë. Donim të fillonim nga poshtë me Rexhepin, por nuk funksionoi. Deri në momentin e golit të Kastriotit gjithçka ishte nën kontroll. Në ndeshje si këto skuadra që shënon e para ka avantazh, pati dhe ndalesa në lojë…

Elvi ishte inekzistent në lojën e tij sot, në të dyja fazat, do të bisedoj me të. Të jeni të sigurt që Skënderbeu nuk bie nga kategoria.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *