• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Magani: Mposhtëm një skuadër të denjë për titull! Vukiçeviç merr përgjegjësitë: Jap dorëheqjen! (VIDEO)

Byadmin

Oct 16, 2021

Gugash Magani, trajneri i Egnatias, deklaroi në “Gol pas Goli” se fitorja ndaj Laçit ishte shumë e rëndësishme, madje i konsideron kurbinasit pretendentë për titull.

“Janë emocionet e ndeshjet, edhe pse kemi fituar, ndaj nuk mund të qesh. E kam thënë dhe më parë që kemi përballuar një kundërshtar shumë të fortë, Laçi është prapë pretendent për titull. Nuk e them për hipokrizi. Kanë mesin e fushës më të mirë në Superiore. E interpretuam ndeshjen me ekuilibra gjatë gjithë kohës. Kishim marrë masa për ta prishur Laçin në dy të tretat e fushës sonë. Laçi krijoi volum, ishte i etur për pikë. Avantazhi ishte se ata kishin presion ne jo.”

Pedro vendimtar: “Pedro është lojtar që ka ardhur me vonesë dhe ka qenë i dëmtuar. Nuk bën volum loje shumë, por në rrezen e portës është i rrezikshëm, Një moment i erdhi goditi. Është shumë i rëndësishëm. Sot kishim mungesa, por dhe ata që u futën dhanë maksimumin dhe morëm pikët.”

Përvoja: Kacbufi është 20 vjeç dhe në këto raste një 20-vjeçar te ne ende nuk është pjekur taktikisht. Lojtarët e rinj duan kohën e vet. Kacbufi e interpretoi mirë ndeshjen, por e gjithë skuadra kishte balancë në lojë.”

Trajneri i Laçit, Vukeçeviç mori përgjegjësitë për humbjen, duke dhënë dorëheqjen nga ekipi kurbinas.

“E vërteta është që nuk e kuptoj se kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë. Nuk e lejuam kundërshtarin, ndërsa ne kishim 4-5 raste të qarta. Për fat të keq, nuk shënuam, dhe në pjesën e dytë nuk ishim aty. Nuk e besoj që e merituam këtë humbje, por në futboll ndodhin edhe raste të tilla. Është e vështirë për të dalë nga kjo situatë, ia kam bërë të qartë dhe lojtarëve që me 2 pikë në 5 javë nuk është situata që donim. Kemi bërë lojëra të mira, por kemi hasur gabime individuale dhe fakti është qe kemi vetëm dy pikë. Është e qartë se në një situatë të tillë trajneri duhet ta lërë klubin, që ata të punojnë si duhet. I falënderoj të gjithë, kemi punuar shumë mirë, kemi pasur marrëdhënie shumë të mira por nëse nuk ke rezultate fati i trajnerit dihet. Më vjen keq për presidentin, që besoi te puna ime, për tifozët , unë pres që të ringrihen dhe të kthehen në rrugën e tyre normale”, u shpreh trajneri i kurbinasve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *