• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Kombëtarja vatér ínfektímí, dy kuqezinj të tjerë rezultojnë të prékur nga COVID-19! (FOTO)

Byadmin

Oct 16, 2021

Kombëtarja shqiptare u shndërrua në një vatër infektimi, pasi të parët që rezultuan pozitivë ndaj Covid-19 ishin dy përfaqësues të klubit të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti Arzen Voci, të cilët u larguan menjëherë nga grumbullimi.

Megjithatë 24 orë para ndeshjes ndaj Polonisë rezultuan pozitivë edhe Sokol Cikalleshi e Klaus Gjasula, duke vënë jo pak në siklet trajnerin Reja, i cili humbi dy titullarë para një sfide mjaft të rëndësishme.

Berisha nuk ia del, ndryshime në listën e Kombëtares

Në ndeshjen ndaj polakëve mungoi edhe Ivan Balliu, zyrtarisht për shkak dëmtimi, por menjëherë pas rikthimit në Spanjë, klubi i tij e raportoi si të prekur nga Covid-19, ndaj nuk përjashtohet mundësia që kjo të ketë qenë arsyeja kryesore e mungesës së tij në “Air Albania”.

Mbrëmjen e sotme ka qenë klubi i Salernitanës në Serinë A, që ka njoftuar se mbrojtësi kuqezi Frederik Veseli ka rezultuar pozitiv dhe është vendosur menjëherë në izolim.

Veseli luajti titullar ndaj Polonisë, megjithatë në testin e kryer pas rikthimit në Itali, ka rezultuar i prekur nga Covid-19 dhe tani do t’i duhet të presë disa ditë para se të rikthehet sërish në fushën e lojës.

Veseli and Ramadani give guarantees to Reja, they see Albania with better  quality than Wales - Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *