• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Kastrioti gjen fitoren e parë, Egnatia ‘zhyt’ Laçin (VIDEO)

Byadmin

Oct 16, 2021

Pushimi i bën shumë mirë Kastriotit, që arrin të rikuperojë të gjithë lojtarët dhe gjen fitoren e parë sezonale, pasi ia doli të triumfojë me shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e parë të javës së 5-të të Abissnet Superiores.

Pas një pjese të parë ku u ndalën nga portieri Rexhepi, krutanët shënuan dy herë me Bashën e Ramin në pjesën e dytë, duke vulosur suksesin 2-0, që ngjit Kastriotin në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Skënderbeu duhet të presë ende për fitoren e parë.

Formacionet zyrtare:

Kastrioti (4-3-3): Sali; Neziri, Karakaçi, Grgiç, Prodani; Mëllugja; Onanuga, Basha; Greca, Çela, Ajazi

Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Zguro, Bajrami, Sadriu, Vitija, Meksi; Agnaldo Moraes, Vangjeli, Mara; Mensah, Berisha

Kastrioti-Skënderbeu 2-0  Basha 65′, Rami 84′

Laçi zhgënjen sërish, këtë herë përballe Egnatias, që udhëtoi pa shumë pretendime drejt Kurbinit, por ia doli të largohet me një tjetër 3-pikësh, sërish falë heroit të rrogozhinasve, sulmuesit Brazilian Pedro Augusto, që shënoi golin e katërt në tre ndeshje.

Pas katër ndeshjes pa fitore, sot pritej autokritika e kurbinasve, që bënë një pjesë të parë mjaft të mirë, por shpërdoruan shumë dhe hasën në një formë mjaft të mirë të portierit Puja, i cili shleu gabimin e një dy javëve më parë ndaj Kastriotit.

Në pjesën e dytë ritmi i vendasve ra ndjeshëm dhe nga kjo përfituan djemtë e Maganit, që shënuan golin e fitores 15 minuta para fundit, me brazilianin Pedro Augusto, i cili bëri gjithçka mirë dhe lëshoi një të majtë perfekte për të thyer Dajsinanin.

May be an image of text

Fitore me mjaft vlera për Egnatian, që ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe zhgënjim për Laçin, që ka grumbulluar vetëm dy pikë pas 5 javëve të para dhe tani trajneri Vukiçeviç rrezikon vërtetë shumë.

Laçi-Egnatia 0-1   Pedro Augusto 75′ 

Formacionet zyrtare:
Laçi (4-3-3): Dajsinani; Veliaj, Roganovic, Velkoski, Turkaj; Shehu, Deliu, Lushkja; Zarubica, Mazrekaj, Guindo

Egnatia (4-3-3): Puja; Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça; Iseni, Krivanjeva, Bardis; Çyrbja, Imeri, Pedro Augusto

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *