• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Fenomeni Broja, më në fund vjen goli i parë në Premier League (VIDEO)

Byadmin

Oct 16, 2021

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja startoi nga minuta e parë për Sauthemptonin në sfidën ndaj Lidsit duke debutuar për herë të parë si titullar në Premier Ligë.

Në minutën e 34-ët, Broja u bë protagonist duke dribluar plot 3 futbollistë por gjuajtja e tij me të majtën u prit nga portieri i Lidsit.

Spektakël i dhuruar nga Broja që për pak sa nuk gjeti golin e parë në Premier Ligë.

Sfida Sauthempton-Lids po luhet aktualisht dhe rezultati është 1-0  me gol të shënuar nga Broja në minutën e 53-të.

Gjithashtu shokët e ekipit nuk po arrijnë që t’i shfrytëzojnë këto mundësi të krijuara nga shtatlartësia e Brojës, teksa rivalët e Leeds po e shohin si të vetmen mundësi që ta tërheqin nga fanella.

Gjithashtu driblimet e sulmuesit të Kombëtares ishin të suksesshme, por pritet që të shohim pjesën e dytë nëse Hasenhutl do të vazhdojë me të për gjetjen e parë të golit në “Premier League”, që duket vetëm çështje kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *