• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Broja në stol, trajneri i Sauthemptonit e tepron: Është rezervë e mirë. Ja pse…

Byadmin

Oct 16, 2021

Lënia në stol në Kombëtare e Armando Brojës po sjell pasoja dhe në karrierën e sulmuesi shtatlartë.

Një fakt të tillë e ka pranuar vetë trajneri i Sauthemptoni, Ralf Hazenhytl i cili në konferencën për shtyp para sfidës me Lidsin në Premier Ligë ka folur pa dorashka për Brojën.

Austriaku shpjegon se si një lojtar që vjen nga stoli nuk mund të marrë menjëherë 90 minuta, pasi i duhet shumë kohë.

WATCH: Chelsea loanee Armando Broja scores twice on Southampton debut! - We  Ain't Got No History

“Armando tregoi se ka një ndikim shumë të mirë kur aktivizohet në ndeshje, kundër Njukastëllit bëri një punë të mirë. Por kundër Shefild Junajtid, Broja nuk luajti mirë dhe te Shqipëria hyn gjithmonë nga stoli. Unë mendoj se ai është rezervë shumë e mirë.

Unë nuk e di nëse ai është menjëherë gati të luajë 90 minuta si titullar. Ai është një lojtar që duhet të punojë shumë për të marrë një paraqitje për 90 minuta në fushë. Kjo është ajo që ai duhet të mësojë si një djalë i ri. Ne shohim disa cilësi, disa armë që i ka një sulmues.

Broja është super i shpejtë në dhjetë metrat e para, ka një finalizim shumë të mirë, kërcen shumë lart. Normalisht është një paketë shumë e mirë për një sulmues që nuk e kemi. Për mua, kur ai punon shumë, qëllimet vijnë automatikisht. Kjo është pjesa kryesore në lojën e tij, të punosh shumë, të luftosh për çdo situatë që ke dhe pastaj gjërat vijnë me meritë’’, ishin fjalët e teknikut austriak.

Southampton sign Chelsea's Armando Broja on loan - St. Mary's Musings

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *