• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

STUDIMI/ Yjet e të ardhmes kuqezi, vlerat e Brojës dhe Kumbullës vazhdojnë të rriten (FOTO)

Byadmin

Oct 15, 2021

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit ka bërë një rinovimit të brezit, me shumë lojtarë të rinj që janë bërë pjesë e saj, por duket qartësisht që në epiqendër të projektit të të ardhmes kuqezi do të jenë dy emra, Armando Broja dhe Marash Kumbulla.

Të pozicionuar në dy skajet e ndryshme të fushës, lojtarët në fjalë kanë filluar të tregojnë që tani vlerat e tyre më të mira dhe nuk është aspak rastësi që janë kthyer ndër të preferuarit e tifozëve shqiptarë.

Por vlerësimi nuk vjen vetëm nga tifozët e thjeshtë, por edhe nga ata të cilët studiojnë statistikat e futbollistëve.

Nga Broja tek Kumbulla - Talentët shqiptar që pritet të 'shpërthejnë' gjatë  këtij viti - Sinjali

CIES, Observatori i Futbollit Europian, në përditësimin e fundit të vlerave të lojtarëve në kontinent, ka caktuar dyshen në fjalë si atë që kryeson për nga vlera në treg mes lojtarëve të përfaqësueses shqiptare.

Kartoni i Marash Kumbullës përllogaritet si më i shtrenjti, mes 30 dhe 40 milionë eurove nga ky observator që bazohet mbi të dhëna të ndryshme që fillojnë nga paraqitjet, e deri te e drejta e imazhit të lojtarit.

Ndërkohë, Broja është menjëherë i dyti, edhe pse ka pak kohë në radhët e kuqezinjve. Kartoni i tij që tani vlerësohet mes 20 dhe 30 milionë eurove, një shifër mbresëlënëse duke llogaritur moshën e re dhe minutat e pakta që ka luajtur me klubin dhe përfaqësuesen.

Të dhënat bëhen më të jashtëzakonshme pikërisht për faktin se si Kumbulla, ashtu edhe Broja, nuk llogariten ende si titullarë në klubet përkatëse ndaj mundësia e përmirësimit të tyre nëse aktivizohen rregullisht është shumë e madhe.

Burimi: Panorama Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *