• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Pothuajse gati, ja pamjet sesi duket stadiumi i ri i Kukësit (FOTO)

Byadmin

Oct 15, 2021

Siç është thënë edhe më parë, stadiumi “Zeqir Ymeri” i Kukësit do të hapet zyrtarisht më 15 tetor dhe puna është duke u intensifikuar edhe më shumë në impiantin më të ri në vend.

Në pamje duket që po punohet për vendosjen e tapetit dhe stolat janë vendosur në të gjithë tribunat përveç tribunës kryesore që pritet të vendosen së shpejti.

Në pamje të parë duket një impiant modern që i bashkohet kështu stadiumeve si “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi”, “AIR Albania” dhe së fundmi dhe stadiumi i ri i Kukësit që pritet të plotësojë të gjitha kërkesat.

“Panorama Sport” ka siguruar pamjet e impiantit më të ri në vend, ku duket se çdo gjë është drejt përfundimit.

Në pamje shihet se stolat janë vendosur të gjithë përveç tribunës kryesore.

Tapeti është në proces dhe tashmë mund të thuhet me plot gojë se skuadra verilindore e ka gati stadiumin e saj për ndeshjet që pritet t’i luajë shumë shpejt në shtëpi.

Po merr fund “vuùjtja” 2-vjeçare e Kukësit ku ka “shtegtuar” në disa stadiume ku më së shumti ka luajtur si vendas në “Elbasan Arena” dhe në stadiumin e qytetit të Kamzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *