• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Tjetër titullar me COVID-19, “dhímbje koke” për Edy Rejan sa i përket formacionit anti-Poloni

Byadmin

Oct 12, 2021

Lajm që askush nuk do ta dëshironte ta dëgjonte para sfidës me Poloninë. Klaus Gjasula ka rezultuar pozitiv me Koronavirus e për rrjedhojë, praktikisht, e humb sfidën me polakët.

Mësohet se Gjasula është futur menjëherë në karantinë, për të mos infektuar lojtarët e tjetër të Kombëtares. Pozitiviteti i Gjasulës vjen një ditë pas konfirmimit të infektimit të Sokol Cikalleshit. Dhimbje koke për Edy Rejan, të cilit i prishen planet pak orë ndeshjes me Poloninë sa i përket formacionit titullar. Në njoftimin e FSHF-së specifikohet:

“Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv.

Gjasula mund të mungojë sonte ndaj Polonisë, dyshohet i infektuar me  Covid-19 - Balkanweb.com - News24

Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.

Klaus Gjasula bëhet kusht mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë.”

Sokol Cikalleshi – Euro 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *