• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Gjasula dhe Broja njëzëri: Tani të mposhtim Poloninë!

Byadmin

Oct 9, 2021

Klaus Gjasula deklaroi se Shqipëria e dominoi në çdo aspekt Hungarinë dhe se mund ta kishte mbyllur më herët ndeshjen.

“E merituam fitoren, ishim me fat me gotitën që goditën shtyllën, e kaluam atë rast. Kishim shumë momente për ta mbullur ndeshjen. Nuk I lamë raste kundërshtarit. Fitore që io dedikohet Gjimshitit. Nuk e dimë se sa do të mungojë, Gjithë të mirat për Gjimshitin, të japim më të mirën për të. Ne e treguam se mund të fitojmë edhe me Poloninë. Shpresojmë të jemi në ditën tonë më të mirë e sigurisht të kemi edhe pak fat”, tha Gjasula.

Armando Broja, heroi i kuqezinjve ndaj Hungarisë, pa mundur t’i fshehë emocionet, deklaroi se tani mendja duhet të jetë te Polonia.

 “Më tha trajneri a je gati? Po i thashë. Sa hyra, Bare me pasoi dhe bëra golin. Jemi bërë një skuadër e mirë, jemi të bashkuar dhe sa herë që vijmë me Kombëtaren bëjmë më shumë. Edhe në ato dy ndeshje në Elbasan ishin shumë të fortë. Tani jemi të përqendruar për Poloninë dhe të ftojmë. Mendjen e kemi për të fituar ndeshjen”, deklaroi Broja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *