• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Dita e Hungari-Shqipëri, trajneri i Ferencvarosh: Uzuni, ai që nuk hiqte dorë kurrë

Byadmin

Oct 9, 2021

Në lidhje me duelin mes shokëve të të njëjtës skuadër gjatë sfidës Hungari Shqipëri, Endre Botka-Myrto Uzuni, ka folur edhe trajneri i tyre te Ferencvaroshi, Peter Stoger.

Ai ka vlerësuar mentalitetin e sulmuesit kuqezi, i cili gjithmonë dëshiron që të përmirësohet, madje e ka vlerësuar që para se të niste punën te Ferencvaroshi.

Myrto Uzuni: Rebrov is the best coach I've ever worked with - NSO

Për sulmuesin kuqezi, Stoger u shpreh: “Para se të emërohesha trajner i Ferencvaroshit shikova disa video të ndeshjeve të ekipit dhe Uzuni ishte lojtari që nuk hiqte dorë për asnjë moment, pothuajse nuk u ndal.

Tani mund ta shoh nga afër, mentaliteti i tij mbart gjithçka. Ai gjithmonë dëshiron më shumë, dëshiron të përmirësohet vazhdimisht.

Në ndeshjen e së shtunës mbrëma, natyrisht, do ta shikoj lojën mes Endre Botkës dhe Myrto Uzunit me sy të ndryshëm, pyes veten se cila do të dalë fituese nga dueli. Lutem që ta mbyllin pa dëmtime”.

Ferenc'Uzuni', kalon Dinamon, e pret Molde – Sporti im

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *