• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Andi Lila thirrje publike: Të gjithë bashkë të përsërisim historinë e Kombëtares!

Byadmin

Oct 9, 2021

Pas finaleve të EURO 2016 kur gjithë Shqiptaria festoi duke i treguar Europës mbarë që ne jemi si ata,madje në disa raste edhe më të mirë,më të kulturuar,më patriotë, që e duam vendin tonë dhe do e mbështesim fuqishëm në çdo moment.

Praktikisht vera e vitit 2016 ishte si një bashkim kombëtar!

Kanë kaluar 6 vite mbas suksesit më të madh që vendi ynë ka përjetuar.6 vite duken pak por në fakt janë shumë për një vend që ka shumë halle dhe probleme dhe aq pak evenimente pozitive.

Prandaj ekipi ynë kombëtar ka një barrë shumë të rëndë mbi supe dhe besoj që ata djem e kanë eksperiencën,forcën dhe talentin që ta mbajnë këtë peshë të madhe duke nderuar vetveten dhe kombin mbarë.
Nëse ne arrijmë që të fitojmë sonte do ishte historike por edhe shpresë për të ardhmen e brezave të rinj.

Sot në Budapest,atje,kudo,ne të gjithë,gjithnjë,gjithmonë,përgjithmonë, na bën bashkë,si bashkim, flamuri kombëtar 🇦🇱
Nderojeni atë! 👐🏻
Forca Çuna! 💪🏻
A.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *