• Sat. Dec 4th, 2021

AL2

…është media jote

Ja formacioni i mundshëm i Shqipërisë në sfidën ndaj Hungarisë! (FOTO)

Byadmin

Oct 8, 2021

Është mbyllur ditën e djeshme stërvitja e fun dit e Kombëtares në Durrës. Lorenc Trashi është ai që zbarkon i pari, teksa reshjet e shiut i kanë shoqëruar gjatë gjithë kohës kuqezinjtë, taktikë dhe lojë brenda grupit, ndërkohë Reja qartësohet edhe më shumë sa i përket formacionit ndaj Hungarisë.

Në formacion mendohet të jetë Uzuni dhe Manaj të ulet në stol dhe në mesfushë Çekiçi në vend të Bajramit, pjesa tjetër e formacionit me shumë mundësi është fiksuar. Përveç sulmuesit Bekim Balaj të dëmtuar dhe Erion Hoxhallarit pozitiv me COVID, pjesa tjetër e grupit ishte e plotë.

Seanca e fundit stërvitore në Shqipëri u zhvillua gjatë pasdites së djeshme dhe zgjati rreth 1 orë e 20 minuta në një mot jo shumë të mirë. Shiu ishte prezent gjatë gjithë seancës dhe i stepi pak lojtarët sepse lagështia e tepërt e fushës mund të sillte edhe ndonjë dëmtim.

May be an image of 4 people, people playing sports, people standing and grass

STËRVITJA

Trashi mezi pret që të hyjë në fushë dhe zbarkon i pari në stërvitje, më pas Mihaj, Dermaku dhe me radhë. Zhvillohet një nxehmje e mirë dhe fokusi është te taktika. Lojtarët ndahen në dy grupe dhe loja zhvillohet në gjysmëfushë. Urdhri i Rejës është që nuk ka kthim topi mbrapa, por ai duhet të nxirret në çdo mënyrë te porta e kundërshtarit.

Nga njëra anë në mbrojtje rreshtohet Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj dhe Trashi. Ashtu edhe si një ditë më përpara rreshtimi është i njëjtë. Këta mendohet që do të jenë 5 lojtarët që do të formojnë prapavijën ndaj hungarezëve. Në mesfushë ka pasur një ndryshim, ndryshe nga dita e mërkurë ku mesfusha ishte Bare, Gjasula, Bajrami, në vendin e këtij të fundit është provuar Çekiçi. Dyshja e sulmit formohej nga Uzuni dhe Cikalleshi. Nga ana tjetër e grupit bënte pjesë Balliu, Dermaku, Mihaj, Veseli, Lenjani në mbrojtje. Ramadani, Çokaj dhe Bajrami në mesfushë dhe Broja me Manajn në sulm.

May be an image of 2 people, people playing sports, people standing, grass and text that says 'FEDEFATA SH ALBANIA vodafone'

LOJA

Pas përfundimit të taktikës, lojtarët kanë zhvilluar një lojë po në gjysmëfushë. Dy pjesë nga 15 minuta kanë mjaftuar për Rejën, i cili në çdo moment këshillonte futbollistët e tij. Bie në sy se si trajneri i kërkon llogari Cikalleshit sepse ishte tërhequr deri në mbrojtje: “Çika pse luan aq mbrapa, çfarë do aty, shko para!”. Një lojë me ritëm që mbaron 3-1 në favor të grupit të parë. Golat u realizuan nga Cikalleshi, Çekiçi dhe Bare që dhuroi një perlë nga jashtë zone dhe topi gjeti trekëndëshin e portës.

Ndërsa goli i Çekiçit e ka kënaqur më shumë Rejën pasi u realizua në një aksion shumë të bukur, ku u bënë mbi 10 pasime me një takim nga lojtarët dhe në fund finalizoi Çekiçi. Nga grupi tjetër shënoi Nedim Bajrami. Në përfundim të lojës, brenda në fushë trajneri dhe disa lojtarë kanë konsumuar fruta. Kur të gjithë ishin duke u larguar, Cikalleshi qëndroi pak më shumë për të provuar disa penallti ndaj Etrit Berishës.

Ndërkohë, portierët Strakosha dhe Selmani po vazhdonin të punonin disa ushtrime speciale me trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqin. Paraditen e sotme Kombëtarja do të udhëtojë drejt Budapestit, ku në orët e pasdites do të zhvillojë stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes të së shtunës me Hungarinë e cila do të luhet pa tifozë ne stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *