• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Démtohet sulmuesi i Kombëtares dhe hùmb ndeshjen kundër Hungarisë (FOTO)

Byadmin

Oct 8, 2021

Sulmuesi Bekim Balaj nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e nesërme ndaj Hungarisë.

Shkodrani pësoi një dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e radhës.

Mungesa tjetër është ajo e Erion Hoxhallarit i cili rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe braktisi grumbullimin për t’u karantinuar.

Shqipëria do të përballet nesër ndaj Hungarisë në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45, dhe sfidën e dytë do ta luajë mbrëmjen e së martës në orën 20:45 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Polonisë.

Të dyja ndeshjet janë të vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Trajneri Reja nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *