• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

“Avullojnë” biletat për ndeshjen me Poloninë, stadiumi “Air Albania” do të…

Byadmin

Oct 8, 2021

Sfida Shqipëri-Poloni e cila do të zhvillohet ditën e martë në orën 20:45 në “Air Albania”, do të jetë me një stadium të tejmbushur.

Gazeta “Panorama Sport” ka pyetur sot në të gjitha pikat e shitjes në Tiranë dhe përgjigja ka qenë e njëjtë: “nuk ka më, kanë mbaruar të gjitha.”.

Sipas rregullit në fuqi në Shqipëri, stadiumet janë të hapura në masën 30% të kapacitetit, por për ndeshjen me Poloninë me gjasë kjo nuk do të pijë ujë…

Ndeshja e Shqipërisë ndaj Polonisë është e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” dhe për kuqezinjtë e Rejas do të jetë një takim tepër i rëndësishëm për fatet e Kombëtares për një kualifikim në Kupën e Botës.

LISTA E ÇMIMEVE TË BILETAVE NË NDESHJEN SHQIPËRI-POLONI

May be an image of 3 people and text

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *