• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Shaqiri zbulon péngesat për rikthimin në Itali, tregon fjalët e Klopp!

Byadmin

Oct 7, 2021

Pas tre viteve jo shumë të mira tek Liverpool, Xherdan Shaqiri u transferua te Lyon në Francë.

29-vjeçari ka luajtur në të gjjtha ndeshjet e fundit me francezët, diçka që nuk e kishte parë te “të kuqtë” e Anglisë.

Në një intervistë për gazetën zvicerane “20min”, Shaqiri ka treguar se Jurgen Klopp frenoi një rikthim të tij në Itali, ku destinacioni i mundshëm mund të ishte Milani, pasi kuqezinjtë bën një ofertë serioze drejt Liverpool.

“Një vit më parë doja të ikja nga Liverpooli dhe përveç Lyon më kërkuan disa ekipe në Itali. Klopp nuk më la të shkoj. Këtë verë bisedova me trajnerin dhe gjithçka u zgjidh.

Ai më shkruajti kur u përfundua marrëveshja dhe më tha se unë jam një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë. Ne gjithmonë kemi pasur një marrëdhënie të mirë.

Kurrë nuk kemi pasur probleme, unë thjesht kam dashur të përjetoj një sfidë të re në karrierën time”,- u shpreh Shaqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *