• Fri. Dec 3rd, 2021

AL2

…është media jote

Reja ka bërë llogaritë gabim, rruga drejt play-off të Botërorit nuk kërkon 4 pikë

Byadmin

Oct 6, 2021

Shqipëria aktualisht ëndërron për Botërorin.

Misioni nuk është i pamundur, por do të duhet shumë punë dhe fat që kuqezinjtë të shkruajnë historinë.

Gjithçka kalon nga Budapesti. Nëse do të arrijmë një fitore në Hungari dhe të mposhtim Poloninë në shtëpi në 12 tetor me shumë gjasa jemi në “Play Off”.

Nëse në këto 2 ndeshje arrijmë të marrim 4 pikë do të shpresojmë që Hungaria të marrë pikë në Poloni në ndeshjen e fundit ose të tentojmë një mrekulli në Uembli ndaj Anglisë, pasi dy ndeshjet e tjera Polonia luan me kundërshtarë të lehtë si Andorra dhe San Marino dhe shkon sipër nesh me pikë.

Edhe pse Reja u shpreh që ideale do të ishin 4 pikë në këto dy sfida, përsëri shanset reale për vendin e dytë vijnë vetëm duke i fituar të dyja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *