• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Nga Grezda te Kamberi e Xhaka, përplasjet e Edi Rejës me lojtarët e Kombëtares

Byadmin

Oct 6, 2021

Trajneri Edi Reja ka marrë kritika të shumta për mënyrën se si përfaqësuesi luajti në tre ndeshjet e para zyrtare eliminatore në grupin I kualifikues për Kupën e Botës “Katar-2022”. 

Nuk është hera e parë që në këto dy vite trajneri Edi Reja ka pasur përplasje me lojtarët kuqezinj.

Fillimisht “kokë turku” u bë Eros Grezda, i cili vazhdon të mos grumbullohet nga Reja.

Marrëdhëniet e tensionuara me Rejën, Kamberi "fshin" fotot si kuqezi,

Ndërsa në fillimin e këtij viti, trajneri u përplas me sulmuesin Florian Kamberi.

Ai për të cilin FSHF lùftoi shumë për ta marrë. Përpara ndeshjes me San Marinon më 31 mars, Kamberi u largua për të mos u kthyer më në Kombëtare.

Vetë Eduardo Reja dhe FSHF kanë dribluar për çështjen e sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *