• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Uzuni nuk gabon duelet e rëndësishme, ylli-kuqezi gjen golin në Europa League (VIDEO)

Byadmin

Oct 1, 2021

Myrto Uzuni i ka dërguar sot në jsinjal të qartë trajnerit Edi Reja se kërkon të jetë protagonist në ndeshjet e muajit tetor të përfaqësues shqiptare.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në grupet e Ligës së Europës ku merr pjesë me Ferencvaroshin e tij.

FOTO/ Lojtari më i mirë i ndeshjes edhe në humbje, Myrto UZUNI lë pas yllin  e

Uzuni kishte shënuar gjatë kualifikuesve të Champions dhe fazës në grupe të atij turneu, ndërsa kishte gjetur rrjetën edhe në kualifikueset e Ligës së Europës, por asnjëherë më parë nuk kishte shënuar në fazën në grupe.

Sot, ai e arriti edhe këtë objektiv, duke realizuar në minutën e fundit të pjesës së parë ndaj Betis Seviljes me një gjuajtje mjeshtërore ballore.

Për sulmuesin shqiptar, ky ishte goli i 9 ndërkombëtar, duke llogaritur se e ka hapur llogarinë e tij me golin e shënuar duke veshur fanellën e Laçit në kualifikimin historik ndaj Anorthosis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *