• Sat. Nov 27th, 2021

AL2

…është media jote

Vlera në “Transfermarkt” 5.3 milionë euro, shikoni kush është ekipi më i shtrenjtë i Superiores

Byadmin

Sep 29, 2021

Partizani është ekipi më i shtrenjtë në Superiore, sipas “Transfermarkt”, me të kuqtë që vlerësohen 5.3 milionë euro.

Afrimet e Ergys Kaçes dhe Andrija Filipoviç e kanë rritur ndjeshëm vlerën e Partizanit, që kryeson listën. Daja ka në dispozicion një “arsenal armësh” dhe ekipi i tij duhet tashmë edhe të arrijë rezultate, pasi fitorja e parë ende nuk ka ardhur.

Me vetëm 2 pikë nga 9 të mundshme, Partizani nuk ka bërë një start të mirë, por e njëjta gjë ishte edhe sezonin e kaluar, megjithatë deri në fund, Daja dhe të besuarit e tij treguan që dinë të luftojnë për kreun e tabelës. Madje, deri në javën e parafundit, ishin ata që kryesonin kampionatin.

Filipoviç, i cili është edhe lojtari më i shtrenjtë në Superiore, duket si një blerje e goditur për Partizanin. Gjithashtu, edhe Ergys Kaçe është përshtatur te të kuqtë dhe ka marrë menjëherë rolin e titullarit, por edhe të ndërtuesit të çdo aksioni.

Në takimin kundër Vllaznisë, mesfushori 28-vjeçar nuk gaboi asnjë pasim, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës. Kur Daja të ketë gjithë kontingjentin të gatshëm për t’i nisur sfidat nga minuta e parë, atëherë pritet një Partizan shumë më i fortë sesa kemi parë në tri javët e para. Strategu i të kuqve shpreson t’i ketë gati që kundër Dinamos dhe duket se kështu do të jetë.

Për sa i përket ekipeve me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, pas Partizanit, në Kategorinë Superiore vijnë Vllaznia, Kukësi, Dinamo dhe Tirana, ndërkohë që lista mbyllet nga Kastrioti dhe Egnatia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *