• Tue. Nov 23rd, 2021

AL2

…është media jote

Zhgënjimi/ Ekipet e kryeqytetit në krizë rezultatesh, asnjë fitore në 2 javët e fundit

Byadmin

Sep 28, 2021

As Dinamo, as Partizani e as Tirana nuk e njohin fitoren në dy javët e fundit të Kategorisë Superiore.

Për Tiranën dhe për Partizanin nuk ka justifikime, pasi kanë eksperiencën e duhur dhe lojtarët cilësorë për të marrë fitoren e parë pas tri sfidave, ndërsa për Dinamon mund të mbyllet një sy, pasi sapo janë rikthyer në elitë dhe duhet pak kohë për t’u përshtatur pas 9 vitesh mungesë.

Gjithsesi po t’i marrim në total të 3 javët e para, blutë e Bledi Shkëmbit, janë skuadra e vetme e kryeqytetit që kanë siguruar një fitore, atë ndaj Kastriotit në Kamzë me rezultatin 0-2.

Pas disa vitesh pritje, tani momenti erdhi për derbin e kryeqytetit për Dinamon, ku do të sfidojë Partizanin pas 12 vitesh në duelin e tyre të fundit në elitë.

Ky duel do të jetë supersfida e javës së katërt të Kategorisë Superiore, ku do të jetë edhe derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon. Së fundmi blutë e kryeqytetit me anë të një postimi në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook” kanë publikuar një video duke “provokuar” Partizanin me një “nëndetëse” që ngjason edhe sikur është gati për një luftë.

Aktualisht Dinamo në këtë sezon ka koleksionuar 1 fitore dhe dy barazime dhe renditet në vendin e 4 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka arritur 2 barazime dhe një humbje deri tani në këtë sezon duke grumbulluar dy pikë.

Derbi i tyre i fundit në Kategorinë Superiore ka qenë para 12 viteve, më ekzaktësisht më 5 prill 2009 dhe përfundonte me fitoren e Dinamos 1-2 në transfertë.

Ndërsa derbi i fundit i luajtur ka qenë përpara 8 viteve, më ekzaktësisht më 16 mars 2013 dhe kjo ndeshje përfundonte me fitoren minimale 0-1 të Partizanit në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *