• Wed. Dec 1st, 2021

AL2

…është media jote

Moviola e Lorenc Jeminit: Alban Hoxha ishte për të kuq, ku është VAR-i ktu? (VIDEO)

Byadmin

Sep 28, 2021

Ish-arbitri i njohur i FIFA-s, Lorenc Jemini, ka bërë moviolën e supersfidës Partizani-Vllaznia, që u luajt ditën e diel në “Elbasan Arena” dhe përfundoi në barazim 1-1.

Sipas Jeminit, portieri i Partizanit, Alban Hoxha, duhej ndëshkuar me karton të kuq, në momentin e duelit me Da Silvën, kur gardiani i kuq braktisi portën dhe bëri një ndërhyrje “alla Nojer” ndaj futbollistit brazilian.

“Për mendimin tim është karton i kuq. Edhe pse duket sikur portieri i Partizanit ka prekur topin, por por po të shikosh ndërhyrjen ku i ka takat e kupton. Ky o është karton i kuq o nuk është fare. VAR-i e la. Ishte mundësi e pastër shënimi goli. Nuk është për ashpërsinë e ndërhyrjes, është për heqjen e mundësisë të shënimit të golit. Nuk është aq agresive”, u shpreh Jemini në emisionin “Procesi Sportiv”.

Ish-arbitri i FIFA-s foli edhe për momentin kur Latifi shkeli kundërshtarin dhe ndërhyri VAR-i duke e ndëshkuar futbollistin me karton të verdhë.

“Këtu del në plan të dytë a është karton i verdhë apo i kuq, sesa mënyra se si është interpretuar nga VAR-i. Arbitri fillimisht jep faull dhe nuk jep as karton. VAR-i e shikoi për rishikim. Duhet ta kemi të qartë që VAR-i futet vetëm në atë rast kur është karton i kuq flagrant, i padiskutueshëm. Ky ishte më shumë i verdhë se sa i kuq.

Në qoftë se VAR-i e thërret dhe i thotë i kuq, ai duhet ta dëgjojë për të kuq. Duhet të korrigjojë kartonin e verdhë, jo të korrigjojë mosdhënien e kartonit fare. Po u fut VAR-i në këto ujëra na mori lumi. Po u fut për karton të verdhë. Duhet t’ia lemë në dorë arbitrit”, përfundoi Jemini.

Ndërkohë për sa i përket golit të shënuar nga Partizani në minutat e fundit të takimit, Jemini deklaron:

“Mendoj që është i rregullt. Në këto 3 javë na janë shfaqur 4-5 raste si kjo. Duhet të jemi të kujdesshëm. Vetëm në qoftë se lojtari është në zonën e 5-metërshit dhe është direkt në rrezen e portierit dhe topit, jo ccdo lojtar që ndodhet në zonë mund të ndikojë. Ky nuk është në zonën e 5 metërsisht. VAR-i ka kohën e mjaftueshme për të kontrolluar golin, nuk duhet të vijë arbitri vërdallë të flasë sikur është në kabinë telefonike, 4 minuta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *