• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Ja pse goli i Partizanit kundër Vllaznisë ishte i rregullt (PAMJET)

Byadmin

Sep 27, 2021

Goli i mesfushorit të Partizanit, Arinaldo Rrapajt, në minutën e 88-të në sfidën ndaj Vllaznisë, që përfundoi në barazim 1-1, ngjalli shumë dyshime, për sa i përket rregullsisë së tij.

Nga pamjet televizive, fillimisht dukej sikur sulmuesi Filipoviç, i cili ishte në pozicion jashtë loje, ndodhej në rrezen e portierit Zogoviç, në momentin kur Rrapaj gjuan drejt portës.

Në pamjet e reja të siguruara nga “Panorama Sport”, shihet qartë se megjithëse Filipoviç ka qenë në pozicion jashtë loje në momentin e gjuajtjes së topit nga Rrapaj, ai nuk ka qenë në rrezen e portieri Zogoviç, duke mos i penguar pamjen gardianit të Vllaznisë. 

Në rrezen e portierit ka qenë mbrojtësi i Vllaznisë, Fallou Dianje dhe jo ai i Partizanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *