• Thu. Dec 2nd, 2021

AL2

…është media jote

Superiorja ndizet që në javën e tretë, Partizani sfidon Vllazninë për fitoren e parë

Byadmin

Sep 26, 2021

Sezonin e kaluar rivalizuan deri në fund për titullin kampion dhe e mbyllën me vetëm një pikë diferencë, ndërsa këtë vit Partizani e Vllaznia janë sërish aty, gati t’i rrëmbejnë fronin Teutës, ndonëse pas dy javëve të para situate është ndryshe në të dy kampet.

Supersfida Partizani-Vllaznia vjen që në javën e tretë të kampionatit dhe premton për një 90-minutësh spektakolar në “Elbasan Arena “, stadium që mirëpret sërish ndeshjet e “të kuqve” në këtë fillim sezoni.

Kryeqytetasit e kanë nisur keq sezonin, pasi numërojnë një humbje dhe një barazim në dy javët e para, teksa ajo që shqetëson më shumë është fakti që të besuarit e Ilir Dajës kanë shënuar vetëm një gol në 180 minuta dhe kanë pësuar dy të tillë, të dy për shkak të gabimeve në prapavijë.

Vllaznia-Partizani, rivalë edhe me shifra/ Dy ekipet e kreut në Superiore  vazhdojnë duelin në distancë

Gjithsesi Daja e di mirë se një ndeshje si kjo ndaj shkodranëve është mënyra më e mirë për të bërë kthesën, pasi jo vetëm që rrit ndjeshëm moralisht e psikologjikisht ekipin , por rrit edhe besimin te forca e tyre për një grup lojtarësh që janë bërë bashkë vetëm në javët e fundit.

Nga ana tjetër shkodranët kanë punuar shumë më mirë në merkato, pasi kanë konfirmuar një pjesë të mirë të titullarëve të sezonit të kaluar dhe për më tepër, kanë lëvizur shpejt për të kompletuar ekipin.

Starti i sezonit ishte perfekt për kuqeblutë, që triumfuan me rezultatin 3-5 në transfertën ndaj Laçit, ndërsa më pas u ndalën në shtëpi ndaj Teutës, në një barazim 1-1, që për më tepër erdhi pasi durrsakët luajtën gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak.

Ndeshjet e fundjavës në vend/ Në “Elbasan Arena” luhet ndeshja Partizani- Vllaznia | APEL MEDIA

Sulmi ka treguar shenja shumë të mira te kuqeblutë, pasi ka shënuar 6 gola në dy ndeshje, përveçse ka shpërdoruar të tjerë, ndërsa mbrojtja duket se “fut ujë”, pasi Adili me shokë kanë nxjerrë katër herë topin nga rrjeta, pa llogaritur këtu dy golat e pësuar në mesjavë ndaj Labërisë modeste në Kupën e Shqipërisë.

Përveçse një ndeshje rivalësh për titull, Partizani-Vllaznia është edhe një përballje ish-ësh, pasi te të kuqtë luajnë këtë sezon Dajan Shehi dhe Herald Marku, të cilët vetëm një sezon më parë djersinin fanellën e klubit shkodran, me të cilin fituan Kupën e Shqipërisë dhe i shkuan shumë pranë edhe kampionatit.

3 teams have stability in Superiore, but only Partizani and Vllaznia keep  pace for the title - Sport

Nga ana tjetër në Shkodër është rikthyer pas 5 sezonesh shtegtim Esin Hakaj, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e padiskutueshme e formacionit të Ilir Dajës dhe dha një kontribut të rëndësishëm në arritjet e klubit të kuq.

Sfida Partizani-Vllaznia do të startojë në orën 19:45 në “Elbasan Arena” dhe sigurisht live e ekskluzivisht në ekranin e SuperSport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar futbollist vendas “Gol pas Goli” i moderatores Vilma Masha, që bashkë me të ftuarit e saj do të sjellë analiza, komente dhe intervista të protagonistëve.

VIDEO / E vendos Enea Jorgji! Vllaznia mund Partizanin me një penallti të  dyshimtë – VIP Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *