• Mon. Nov 22nd, 2021

AL2

…është media jote

I rregullon flamurin shqiptar mbi shpinë, shihni gjestin e mrekullueshëm të trajnerit grek që i bën Florian Markut

Byadmin

Sep 26, 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku doli të shpallej kampion Bote për federatën IBF gjatë mbrëmjes së djeshme një duel që e zhvilloi në stadiumin e Totenhemit duke mposhtur ukrainasin Maksim Prodan.

Kjo ishte ndeshja  më e rëndësishme e karrierës deri më tani në boksin profesionist, për Florian Markun, i cili është i pamposhtur, teksa në total në 10 duele të zhvilluara ka fituar 9 prej tyre teksa 1 është mbyllur në barazim.

Teksa pas duelit të tij ndodhi një gjest i mrekullueshëm teksa Florian Marku po fliste në një intervistë të lançuar menjëherë pas fitores.

Trajneri i tij, greku Jorgos Armagos i ka rregulluar mirë flamurin shqiptar, boksierit kuqezi teksa e mbante mbi shpinë së bashku me titullin kampion. Një gjest i mrekullueshëm nga trajneri  grek i cili tregoi profesionalizmin e tij.

Gjithashtu Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren ndaj kundërshtarit ukrainas Maksim Prodan të shtunën në mbrëmje.

“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”,- shkruan ambasada amerikane në Tiranë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *